Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq dje vizitoi tri familje te rrezikuara sociale të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira kryesisht me ndihmë sociale.
Shpejtim Osmani nga fshati Llabjan përveç katër fëmijëve të vet dhe bashkëshorten e tij plaka dhe katër jetimët e vllahut të ndjerë momentalisht dhjet anëtarë në familjen e tyre jetojnë kryesisht nga ndihma sociale.
Gjithashtu familja gjashtë anëtarësh e Abedin Osmanit dhe familja pesë anëtarshe e Ramadan Sylejmanit bëjnë pjesë në familjet e kategorive të rrezikuara sociale të cilave kryetari i komunës së Novobërdës ju dorëzoi ndihmë me pako ushqimore dhe higjienike dhe pako/dhurata të vitit të ri për më të vegjlit.
Viti i ri është ku secili tregon pamjen e tij dhe karakterin ne një mënyrë, theksoi z.Ivanoviq.


