Gjilan, 19 Maj 2011 – Qendra Rajonale e Misionit të OSBE-së në Kosovë organizoi sot një tryezë të rrumbullakët mbi fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e bashkëpunimit ndër-komunal.
Tryeza e rrumbullakët mblodhi së bashku aktivistë të rinj, përfaqësues të lartë nga komunat e rajonit të Gjilanit, përfaqësues nga OSBE-ja dhe përfaqësues nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Pjesëmarrësit diskutuan mbi çështjet dhe sfidat e të rinjve në lidhje me përfaqësimin e tyre në nivel lokal, si dhe mënyrat se si të tejkalohen ato.
“Nuk mund të mohoj se të rinjtë janë e ardhmja dhe e tashmja e Kosovës. Nisma për të ndihmuar dhe përkrahur edhe më tutje të rinjtë, jo vetëm që do t’i organizoj ata më mirë, por gjithashtu do ta bëjë zërin e tyre më të fuqishëm dhe më me ndikim në shoqëri", theksoi Z. Ulrich Biffar, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan
Diskutimi u përmbyll me një sërë propozimesh konkrete, duke përfshirë edhe iniciativën për formimin e këshillave aksionarë rinorë në të gjitha komunat e rajonit, si edhe rritjen e bashkëpunimit sa i përket shkëmbimit të materialeve dhe informatave në mes të komunave përkatëse. U bisedua edhe për mënyrat e integrimit të rinisë së komuniteteve pakicë në këshillat e veprimit lokalë rinorë.
“Me lejoni ta shpreh përkushtimin e qendrës rajonale të OSBE-së për ngritjen tuaj te mëtutjeshme. Gjithashtu, mirëpres gatishmërinë e rinisë për të themeluar rrjetin rinor rajonal, tok me takimet e ngjashme që do të organizohen në të ardhmen, vazhdoi Z. Bifar-i.
Diskutimi, në forme të tryezës së rrumbullakët, është vazhdim i projektit të OSBE-së për fuqizimin e rinisë. Organizimi i parë u bë prej datës 10 deri me 12 maj ne Prevallë, dhe si i tille ka për qellim themelimin dhe fuqizimin e këshillave të veprimit lokalë rinorë ne rajonin e Gjilanit.